LAJMI I FUNDIT/ Shkencëtarët gati të fillojnë me testimin e një vaksine të re për koronavirusin

    Shkenctarët në Universitetin e Queensland (UQ) kanë raportuar së fundmi se janë vetëm disa ditë larg nga testimi i një vaksine të re për koronavirusin. Ky testim do të bëhet te kafshët.

    Paul Young, kreu i Shkollës së Universitetit të Kimisë dhe Biokencave Molekulare, tha se një ekip prej 20 shkencëtarësh po punojnë. Ata synojnë ta përshpejtojnë procesin e ndërtimit të vaksinës që nga shpërthimi i virusit.

    Ky studim u financua nga një organizatë ndërkombëtare e quajtur “Koalicioni i Inovacionit të Përgatitjes Epidemike” (CEPI) për të përdorur teknologjinë e re të zhvillimit të shpejtë mjekësor për të ndihmuar në krijimin e një vaksine.

    Kjo i ndihmoi këta shkencëtarë që të bënin zbulimin e madh, duke bërë të mundur ndërtimin nga e para të sëmundjes në kushtet e laboratorit. Ekipi UQ është pjesë e një gare nga laboratorët në të gjithë botën për të zhvilluar një vaksinë.