Ndahet nga jeta kreu i Bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla

    Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla, është ndarë nga jeta në mënyrë krejt të papritur ditën e sotme. Mësohet se një infarkt kardiak i ka marrë jetën kryebashkiakut socialist, 52 vjeç. Haxhi Memolla u vendos në krye të Bashkisë së Rrogozhinës pas zgjedhjeve të 30 qershorit 2019.