Nis “shpërbërja” e Barcelonës, pezullohet krahu i djathë i presidentit

Te Barcelona po ndodh një skandal i madh, teksa presidenti, Josip Maria Bartomeu, po kalon ditët më të vështira në bordin drejtues të klubit katalanas. Një pjesë e këtij bordi ka kërkuar dorëheqjen e tij dhe kjo për arsye të ndryshme.

Një tjetër vendim është marrë para shkarkimit të tij, teksa është pezulluar krahu I tij I djathë, Jaume Masferrer.

Kohët e fundit u zbulua një skandal ku dyshohet se bartomeu ka bërë pagesa të dyshimta për kompaninë “I3 Ventures”.

Në media qarkulloi lajmi se ai ka investuar prej vitesh për të prishur imazhin e figurave si Leo Messi, Gerard Pique, Xavi Hernandez, Pep Guardiola dhe Joan Laporta (ish-presidenti i Barcelonës) duke përhapur lajme të rreme në rrjetet sociale Facebook, Tëitter dhe Instagram.