Këto libra kanë tronditur botën

Disa libra janë të vështirë për t’u pranuar për kohën, prandaj idetë e tyre ishin tronditëse dhe përbënin rrezik Sot, disa prej tyre janë shumë të njohur, por në kohën që janë botuar ata kanë tronditur botën. Ka njerëz madje, që edhe në ditët e sotme e kanë të vështirë t’i pranojnë idetë e tyre.

“Mein Kampf”, Adolf Hitler, 1925

Arsyeja pse është në listë: Ndihmoi në shpërndarjen e gjenocidit anti-semit të Hitlerit, në atë kohë. Në “Mein Kampf”, Hitleri theksoi planin e tij për Gjermaninë e re, i cili përfshinte vrasjen masive të hebrenjve, një luftë kundër Francës dhe Rusisë, për të krijuar hapësirë jetese për gjermanët. Në kohën e botimit të tij, libri u injorua nga lexuesit, por me të marrë pushtetin Hitleri kjo gjë ndryshoi. Mendohet se në vitin 1945, në qarkullim ishin 10 milionë kopje të librit. Libri thekson këndvështrimin racist, sipas të cilit njerëzit klasifikohen nga raca si superiorë dhe inferiorë.

“Princi”, Niçolò Machiavelli, 1532

Arsyeja pse është në listë: Ka shërbyer si frymëzim i nxjerrë jashtë kontekstit për shumë tiranë, një ndër ta është dhe Stalini. Machiavelli shpresonte të krijonte një revolucion në zemrat e lexuesve të tij dhe ai e arriti atë në një farë mënyre. Vetëm se në shumë raste, siç është rasti i shumë diktatorëve, jo në mënyrën më të mirë. Disa prej aplikusesve të teorive të tij kanë marrë fraza të shkëputura nga konteksti, si për shembull: “…nuk është e nevojshme që një princ të ketë të gjitha cilësitë e lartpërmendura (i mëshirshëm, besnik, human, i ndershëm dhe besimtar), por është e nevojshme që të duket se i ka ato. Disa prej njerëzve të frymëzuar nga ky libër janë Stalini, Hitleri, Musolini etj.

“Manifesti i Partisë Komuniste”, Karl Marx dhe Friedrich Engels, 1848

Arsyeja pse është në listë: Mund të fitojë çmimin e parë, si libri më ogurzi i shkruar ndonjëherë. Ky libër ka frymëzuar disa prej regjimeve më brutale në historinë e njerëzimit. Pavarësisht faktit nëse ka pasur apo jo një shtet, i cili ka qenë një shtet i vërtetë marksist, ky libër ka frymëzuar shumë veprime të liga, të cilat e përfshijnë atë në një listë të kësaj natyre. Disa prej parimeve që gjenden në “Manifestin e Partisë Komuniste”, janë heqja e pronësisë private të tokave, konfiskimi i pronave të emigrantëve, taksat e mëdha dhe heqja e të drejtës së trashëgimisë.

“Të rritesh në Samoa”, Margaret Mead, 1928

Arsyeja pse është në listë: Shumë prej fakteve e historive janë të trilluara. Margaret Mead ishte një antropologe kulturore amerikane, e cila udhëtoi në Samoa për t’u dhënë përgjigje pikëpyetjeve seksuale, të ngritura në Amerikë në vitet ’20. Libri ka shkaktuar shumë polemika dhe debatet e krijuara kanë qenë të ngarkuara ideologjikisht. Disa pretendojnë se studimi i Mead ishte i fabrikuar.