Preku botën me videon e tij, 9-vjeçari me nanizëm realizon ëndrrën për të takuar yjet e sportit

    Një video qarkulloi pak ditë më parë ku një djalë i vogël me nanizëm i kërkonte nënës së tij litar për t’u varur pasi bullohej nga shokët e klasës.

    9-vjeçari Quaden Bayles realizoi ëndrrën e tij që të takonte yjet e preferuar të futbollit.

    Quaden ka marrë një ftesë nga ekipi i tij i zemrës Nigiar All-Stars NRL për të shoqëruar lojtarët në fushën e blertë.

    Kur kanë parë Quanden duke ecur krah për krah me kapitenin Joel Thompson, të gjithë tifozët në stadium kanë shpërthyer në brohorima, para ndeshjes kundër All-Stars Maori në stadiumin Cbus Super Stadium në Bregun e Artë.

    9-vjeçari ka marrë mbështetje nga njerëz në mbarë botën pas publikimit të videos.