Rritet paniku, shkon në 3 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

    Italia është në gjendje alarmi teksa nga mediat atje raportohet se një pacient tjetër me koronavirus ka humbur jetën. Kështu, shkon në tre numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e epidemisë vdekjeprurëse. Mësohet se viktima është regjistruar në zonën e  Kremones

    Ndërkohë, numri i të sëmurëve nën vëzhgim është rritur në 150 persona në pesë rajone: në Lombardi ka 112 raste, në Veneto 24, në Piedmont 6, në Emilia Romagna 9 dhe në Lazio 1. Këto të fundit janë çifti kinez.

    Në spital janë të shtruar 54 persona , 26 janë në kujdes intensiv dhe 22 në izolim në shtëpi.