Foto spektakolare, Rio nis paradën e karnavaleve

Në Rio de Zhaneiro kanë nisur karnavalet e përvitshme.Qyteti u mbush nga veshjet spektakolare, xixat, muzika dhe performancat e ndryshme gjatë paradës.

Në garë janë 13 shkollat më të mira të sambas në qytet që konkurrojnë  për titullin e kampionëve të karnavaleve dhe secila kishte nga një orë për të mrekulluar spektatorët.

Ndërkohë të shumtë kanë qenë njerëzit që kanë shkuar në Rio për të marrë mjesë në festimet 5-ditore.
Kjo paradë e ka origjinën në vitet 1640 në nder të Zotërave grekë të verës.  Ndërsa në formën e sotme u mbajt për herë të parë në vitet 1840 dhe u ndikua shumë nga karnavalet italiane.

Festa braziliane ka filluar që të premten dhe të mërkurën përfundon.