Gjykata e Posaçme rihap dosjen Tahiri, ja kur do të jetë seanca e parë për ish-ministrin

    Gjykata e Posaçme e Apelit  do të mbajë seancën e parë për ish-ministrin Saimir Tahiri në 12 mars.

    Tahiri ka kërkuar pafajësinë pasi për të u dha një dënim me 3 vite e 4 muaj burg, te Krimet e Rënda, që iu konvertua në 5 vite shërbim prove. Ish-ministri nuk ka rënë dakord me këtë vendim duke e apeluar.

    Në Gjykatën e Posaçme të Apelit u hodh disa ditë më parë shorti, ku janë përcaktuar tre gjykatëset që kanë në dorë dosjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

    Shorti ka përzgjedhur që trupa gjykuese të përbëhet nga:

    1. Albana Boksi Kryesuese
    2. Nertina Kosova Anëtare
    3. Nure Dreni Anëtare

    Edhe Prokuroria edhe Tahiri  e apeluan vendimin n Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Prokuroria kishte kërkuar më shumë vite burg për ish-ministrin e brendshëm.

    Nga ana e tij Tahiri pretendon pafajësinë, dhe ndoshta një rikthim të mundshëm në poltikë.