Kurti nga samiti i BERZH-it në Londër: Investimet nga diaspora do ta ndihmojnë Kosovën

    Nën organizimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Londër ka filluar punimet Samiti i Investimeve për Ballkanit Perëndimor.

    Në këtë aktivitet po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me të gjithë krerët e qeverive të rajonit.

    “Ne kemi diasporë të madhe dhe investimet prej tyre do ta ndihmojnë Kosovën jashtëzakonisht”, tha Kurti në samitin e BERZH-it.