Lufta ndaj koronavirusit/ BE premton 230 milionë euro

    E gjithë bota po përballet me koronavirusin dhe është duke u përgatitur për një pandemi të mundshme.

    Ndërkohë, Bashkimi Evropian, ka premtuar  se do të financojë 230 milion € që të ndihmojë për të luftuar sëmundjen e koronavirusit.

    Kanë qenë Komisioneri i BE-së për Menaxhimin e Krizave Janez Lenarcic dhe Komisionier i Sigurisë së Ushqimit Stella Kyriakidou, që kanë njoftuar se nga këto, 114 milion euro do të shkojnë për Organizatën Botërore të Shëndetit, pas thirrjes për gatishmëri globale, 15 milion për të mbështetur vendet partnere, 100 milion për financimin e kërkimit dhe zhvillimin e vaksinave kundër viurisit, ndërsa 3 milion euro do të jepen për të mbështetur përpjekjet e shteteve anëtare për sigurimin e pajisjeve mbrojtëse personale dhe riatdhesimeve të qytetarëve.

    Në lidhje me pezullimin e udhëtimeve Komisionerët këmbëngulën se nuk do të ketë kufizime të vendosura në udhëtime apo tregti. Lajmi vjen pas shpërthimit të koronavirusit në Itali. Deri tani në vendin anëtar të BE janë shënuar 7 viktima dhe të paktën 250 të prekur.