Makina futet mes turmës që po festonte karnavalet, 30 të plagosur në Gjermani

    Emergency cars stand next to the scene of the accident with a car that is said to have crashed into a carnival parade in Volkmarsen, central Germany, Monday, Feb. 24, 2020. Several people have been injured, according to the police. The driver had been arrested by the police. (Uwe Zucchi/dpa via AP)

    Një makinë është futur mes për mes turmës në Volkmarsen në Hesse, të Gjermanisë, Ngjarja ka ndodhur gjatë një procesioni për karnavalet dhe mësohet se mes të plagosurve ka edhe fëmijë. Shoferi është ndaluar nga policia gjermane.

    Sipas një dëhmitari  “makina rriti shpejtësinë duke iu afruar procesionit”. Disa prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.

    Nuk dihet ende nëse shoferi ka hyrë mes turmës qëllimisht, por sipas dëshmive makina është afruar rreth 30 metër nga turma dhe më pas ka shtuar gazin.