Në një kohë të shkurtër shënohet viktima e shtatë nga koronavirusi në Itali, ishte në të njëjtin spital me pacientin e parë që rezultoi me koronavirus

    Në një kohë mjaft të shkurtër, është shënuar viktima e shtatë nga koronavirusi në Itali. Bëhet fjalë për një 80-vjeçar që ishte shtruar në spitalin e Saços, në Milano.

    Ditën e enjte ai ishte shtruar në spitalin e Lodit për shkak të një infarktit. Po atë ditë  kishte mbërritur në spital dhe 38-vjeçari që ishte i pari pacient që rezultoi pozitiv për virusin. I moshuari ishte shtruar në reanimacion dhe pasi kishte rezultuar pozitiv për agjentin patogjen, ishte transferuar në Saço të Milanos ku ka ndërruar jetë.

    Ndërkohë vjen edhe një lajm i mirë pasi një nga pacientët është shëruar. Ndërkohë veriu i Italisë thuajse është zbrazur dhe shkollat janë mbyllur, ndërsa rrugët janë bosh.