Një lajm i mirë nga Italia, shërohet një nga të prekurit me koronavirus

    Ndërsa Italia është përfshirë nga paniku i koronavirusit, një lajm i mirë vjen më në fund nga shteti fqinj. Një nga të sëmurët është shëruar. Ndërkohë numri i viktimave është 7, teksa të paktën 250 të tjerë janë të infektuar. Lombardia është rajoni me numrin më të madh të të infektuara, deri tani 172. Milano është zbrazur, shkollat janë mbyllur, trenat janë bosh.

    Në Italinë e Veriut jeta është paralizuar për shkak të frikës nga koronavirusi.

    Në Milano janë mbyllur edhe shkollat, palestrat, muzetë, kinematë etj. “As në gusht trenat dhe metrotë nuk kanë qenë kaq të zbrazëta”, ka thënë një udhëtar.