U dyshua se kishte koronavirus, rezulton negative pacientja në Kosovë

Një grua që dyshohej se ishte prekur nga virusi COVID-19, ka rezultuar negative pas analizave të kryera. Kështu raporton gazeta Express

Dyshimet ishin se një grua e rreth të 30’tave e disa  që u kthye në Kosovë pas disa ditësh pushime në Itali, mund të ishte infektuar. Mbrëmjen e djeshme  ajo u paraqit në Klinikën Infektive.

Fatmirësisht, në bazë të analizave të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik rezultatet për këtë rast kanë rezultuar negative.

Sipas IKSHP’së, pacientja ka pasur ethe, djegje të syve, rrjedhje hunde dhe fytin e ndieshëm. Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin

Nga IKSHP deklarojnë: “SARS-CoV-2 me metodën rRT-PCR. Testi ka rezultuar negativ, domethënë pacientja nuk është infektuar me virusin SARS-CoV-2. Laboratori mikrobiologjik/IKSHPK është pajisur me kite dhe reagensa për detektimin e 2019-nCoV”.

Ata thonë se situata e epidemisë së koronavirusit po përcillet me vëmendje.

Nga ana tjetër , komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse ka konstatuar se janë përforcuar masat për monitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes së koronavirusit të ri.