Vjedhje si në filma, në 5 minuta dhunohet e grabitet çifti në Bulqizë

    Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një grabitje në fshatin Çernene të Bulqizës. Gjashtë persona janë futur në një banesë, duke dhunuar çiftin që ndodhej brenda dhe kanë marrë gjithçka.

    Mësohet se burri e gruaja ndodheshin vetëm në banesë, pasi djemtë i kishin në emigrim. Hajdutët iu janë futur në shtëpi rreth orës 23:00, kur çifti ka qenë duke parë televizor.