Beyonce ndalon fotografitë në performancën e memorialit për Kobe Bryant. Ja arsyeja

Një vendim i çuditshëm vjen nga Beyonce e cila ia ndali fotografëve të bënin foto gjatë performancës së saj në memorialin e Kobe Bryant në Los Angeles, kjo sipas disa agjencive fotografikeose fëmijëve të Bryant.

Diva e muzikës pop filloi memorialin për legjendën Bryant dhe vajzën e tij 13-vjeçare, Gianna, duke performuar këngët e saj hit “XO” dhe “Halo”.

Nga persona të brendshëm u tha se arsyeja e moslejimit të fotove ishte mungesa e respektit ndaj të ndjerëve: “Ishtë aq fyese për familjen e Kobe dhe fansat, Beyonce po kontrollon aq shumë imazhin e saj. Ajo zakonisht lejon që të publikohen vetëm imazhet e zgjedhura të saj, kështu që asnjë fotograf në memorialin e Kobe nuk lejohej të shkrepte fotografi të këngëtares. Me të vërtetë, në një memorial? As familja e Michael Jackson nuk e bëri atë.

“Një personel i Staples Center u dërgua për t’u siguruar që asnjë kamerë e vetme nuk ishte e përqendruar në skenë. Fotografët nuk mund ta besonin. Kjo nuk e ndihmon aspak imazhin e Beyoncës, e dëmton atë. Kjo e bën atë të duket si diva. Memoriali nuk kishte të bënte me të. Fotografitë ishin ato të marra nga ekrani i TV. Asnjë nga artistët e tjerë në memorial nuk e kërkoi këtë, as Christina Aguilera, as Alicia Keys. ”