Dalin fotot e grupit famkeq Doçi që dhanë urdhër për rrëmbimin e Jan Prengës (Foto në brendësi)

    Janë bërë publike fotot e 6 personave që akuzohen për rrëmbimin dhe më pas torturimin deri në vdekje të 49-vjeçarit Jan Prenga.

    Neës 24 ka bërë publike fotot së bashku me detyrat përkatëse të secilit anëtar. Ata janë shpallur në kërkim nga policia.

    Nga hetimet rezulton se Gentian Doci është personi që urdhëroi rrëmbimin e 49-vjeçarit, pasi vëllai i pengut zhduku një sasi të madhe kokaine që e nxori nga një port në Britaninë e Madhe. Hetuesit thonë se ai u kërkoi të afërmve të vëzhgonin dhe të merrnin peng Jan Prengën për t’i bërë presion të vëllait t’i kthente drogën.

    Ndërkohë, hetimet kanë zbuluar se ishte Artan Doçi ai që drejtonte makinën “Range Rover” me të cilën u mor peng 49-vjeçari. Ndërsa Aldo Majnishta ndodhej në sedilen e pasme të automjetit. Ata dyshohet se e torturuan pengun i cili humbi jetën nga torturat.

    Ndërsa të dyshuarit e tjerë rezultojnë të jenë pjesëmarrës direkt në ngjarje dhe shfaqen në pamjet filmike të garazhit të resortit duke kryer veprime me trupin e pajetë të Prengës, të cilin e nxjerrin me një furgon të bardhë të mbyllur.

    Deri tani në prangat e policisë kanë rënë Bajram Hajri, Leonard Hajri, Elton Hajri, Olsi Turja, Festim Bexhdili ndërsa u vetëdorëzua Ardian Docaj.

    Është shpallur në kërkim edhe Altin Hajri pronar i “Golden Resort”, ndërsa gjykata ka caktuar masë sigurie edhe për Dritan Rexhepin qe ndodhet në burg në Ekuador prej 2014. Në dosjen hetimore rezulton se Rexhepi ka telefonuar familjarët e Prengës dhe u ka dhënë garanci që pengu do lirohej nëse droga shkonte në destinacion. kryhej droga. Ndërsa ai pretendon se u pre në besë nga Gentian Doci, pasi Jan Prenga vdiq dhe për këtë shkak thuhet në dosje i tregoi familjes Prenga emrat e rrëmbyesve.