Dalin rezultatet e analizave/ A ka konsumuar kokainë kryebashkiaku i Bulqizës?

    Kanë dalë rezultatet e analizave të kryebashkiakut Lefter Alla për përdorim të lëndëve narkotike.

    Mësohet se Alla nuk ka pasur gjurmë të përdorimit të lëndëve narkotike, në momentin kur i është nënshtruar analizave, në laboratorin e policisë Shkencore, pjesë e Ministrisë së Brendshme,

    Në momentin e kryerjes së analizës kryebashkiaku ka qenë i pastër, megjithë pamjet filmike që dëshmonin qartë për të kundërtën.

    Ndaj Allës janë kryer vetëm analizat e urinës dhe gjakut, në të cilat gjurma e kokainës nuk qendron më shumë se 72 orë.

    Ndërkohë që videoja ishte realizuar muaj më parë, dhe deri tani nuk është provuar nëse ka qenë montazh apo jo.

    Për një analizë më të detajuar, do të duhej të ishin marrë fije floku të Allës, dhe testimi të ishte kryer jashtë vendit, në mënyrë që afati i hetuar të kishte qenë më i zgjatur në kohë.

    SPAK ka nisur një hetim ndaj Allës, ndërsa për mediat nuk ka pasur asnjë detaj të ri.