Detajet/ Ja sherri që u bë mes drejtorit të spitalit të Kavajës dhe kryebashkiakut të PS: Nesër mos të të shoh në punë!

    Drejtori i Spitalit të Kavajës, Përparim Daiu  dha dorëheqjen ditën e sotme. U përfol se shkak për këtë vendim mund të jetë bërë ngritja e karantinës për të prekurit me koronavirus në këtë zonë.

    Pak më vonë publikimit të lajmit, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një mjeku dixhital.

    Berisha shkruan se ka qenë kryebashkiaku i i Kavajës, Redjan Krali që  e ka sharë dhe ofenduar duke përmendur drejtorin pasi ky i fundit kishte dalë në një deklaratë në media ku kundërshtonte ngritjen e karantinës.

    POSTIMI I BERISHËS
    Edvin Hajduti larg duart nga Kavaja!

    Edvin Hajduti dhe ndrikull Hajnia nuk i ndahen Kavajës. Në vend se të krijojnë në baza ushtarake zonën e Karantinës për të infektuarit nga koronavirusi dhe të trajtimit të tyre, duan të vendosin atë në një nga zonat më të populluara të vendit. Krim!
    Lexoni denoncimin e mjekut dixhital. sb
    Doktor, në një mbledhje të thirrur pasditen e sotme nga kryetari monist i Kavajës Redjan Krali me të gjithë drejtorët ka pasur debate të forta me drejtorin e spitalit Përparim Daiu në lidhje me shpalljen e spitalit tonë Karantinë.
    Pasi Daiu e ka kundërshtuar kategorikisht dhe pas një deklarate të tijën sot në Klan se Kavaja nuk do të bëhej Karantinë për Koronavirusin, Redjan Krali i ka kërkuar llogari se në emër të kujt fliste ai dhe duke e sharë e ofenduar i ka thënë se je i shkarkuar nga detyra dhe mos të shoh më nesër në punë!
    Doktor, kjo punë nuk zgjidhet me shkarkim drejtorësh por me anulimin e menjëhershëm të urdhrit tinëzar nga ministria për shpalljen e spitalit tonë Karantinë.
    Këta nuk njohin kufij kur partia u jep urdhra! Kryetari i Bashkisë i ka thënë ‘po tha shef Edi karantinë do bëhet karantinë spitali dhe pikë’.