Ishte dënuar me 3 vite burg në 2018-ën pasi kërcënoi kushëririn për pronën, arrestohet 25-vjeçari në Vlorë

    Një 25-vjeçar në Vlorë ka rënë në prangat e policisë pasi ishte dënuar nga Gjykata me 3 vite burgim për armëmbajtje pa leje.

    25-vjeçari me inicialet K.D, në vitin 2017 kishte kërcënuar kushëririn e tij tek Uji i Ftohtë në Vlorë për motive pronësie.

    Ai ishte dënuar në vitin 2018 nga  Gjykata e Vlorës me 3 vite burg ndërkohë ai prej 1 viti e gjysëm ishte në arrati.

    NJOFTIMI i POLICISË

    Vlorë                    

    Kapet një shtetas në kërkim, i dënuar me 3 vite burgim.

    Ndalohet nga Policia 25 vjeçari K. D., banues në Vlorë.

    Shërbimet e Policisë së Vlorës bazuar në informacione të marra në rrugë operative, kanë bërë kapjen dhe ndalimin e tij pasi ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me anë të vendimit të formës së prerë Nr. 532, datë 27.11.2018, e ka dënuar me 3 vite burg.

    Ngjarja ka ndodhur në datën 20 Mars 2017, ku në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, 25 vjeçari dyshohet të ketë kanosur me armë zjarri kurshuririn e tij për motive pronësie.

    Materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.