KORONAVIRUSI/ Ja organet që lufton virusi në trupin e njeriut dhe simptomat e para

Mjekët që kanë qenë në vijë të parë të epidemisë, në Wuhan, Kinë, kanë filluar të japin përgjigje rreth asaj që Koronavirusi i bën trupit të njeriut. Virusi sulmon më së shumti mushkritë, por jo vetëm kaq. 

Sipas studimeve:

-81% e personave kanë simptoma të buta

-14% e personave kanë simptoma të rënda

-5% e personave sëmuren në mënyrë kritike

Burrat dhe gratë kanë të njëjtat mundësi të infektohen. 

Ethet dhe sulmet në mushkëri

Virusi, Sars-CoV-2, infekton indet dhe rrugët e frymëmarrjes thellë brenda mushkërive sesa hundët.

Ethet, lodhja dhe një kollë e thatë janë simptomat më të zakonshme për pacientët që pranohen në spitale.

Simptoma të tjera ishin:

-31% kishin gulçim

-11% kishin dhimbje të muskujve

-9% kishin konfuzion

-8% kishin dhimbje koke

-5% kishin dhimbje të fytit

Sëmundja mund të përparojë në pneumoni – inflamacion i mushkërive dhe qeseve të vockla ku oksigjeni lëviz nga ajri në gjakun që mbushet me ujë – dhe përfundimisht dështim i organeve.

Por të gjitha këto studime bazohen në pacientët të sëmurë më rëndë që përfundojnë në spital. Shumë nga rastet më të buta mund të mos zbulohen fare.