Albin Kurti në konferencë: U nënshkruan dy marrëveshje në Bruksel, mund ta ketë kërkuar Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albibn Kurti, doli në një konferencë pasi zbuloi disa dokumente sipas të cilave e akuzon presidentin  Hashim Thaçi se ka shkelur Kushtetutën. Sipas Kurtit, thaçi duhet të shkarkohet, dhe marrëveshja e nënshkruar duhet të shqyrtohet.

Dje pasdite ia kam nisur një letër zonjës Vjosa Osmani, presidentit të vendit dhe kryeprokurorit, lidhur me një marrëveshje sekrete të nënshkruar në vitin 2013. Atë ditë nuk ishte një marrëveshje në Bruksel por ishin dy, njëra nga Thaçi dhe Daçiq dhe tjetra që ishte zotim i njëanshëm i Thaçit. Për neve është shumë e rëndësishme që të marrim vesh se kush e ka kërkuar një gjë të tillë, nuk besojmë që e ka kërkuar Brukseli, mund ta ketë kërkuar Serbia, është një gjë që duhet të shqyrtohet. Para se të shkojmë në Konferencën e Mynihut jam përpjekur që ta takoj Thaçin, edhe më tej jam i interesuar që të takohem me të në mënyrë që në politikën e jashtme të mos jemi kakofoni zërash. Dua ta theksoj qëndrimin tonë për partneritet dhe Aleancë të pashkëputur me KFOR-in, nesër në mëngjes kam takim me komandantin e KFOR-it. Shqetësimi ynë ka të bëjë me një zotim të njëanshëm të tash presidentit tonë.”, u shpreh Kurti.

Ditën e sotme Kurti publikoi disa dokumenta dhe akuzon Presidentin Hashim Thaçi, se ka fshehur marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2013, kur ka qenë në qeveri. Sipas Kurtit, Thaçi ka feshur një marrëveshje dhe e ka zbatuar në mënyrë të njëanshme. Marrëveshja kishte të bënte me mos hyrjen e Ushtrisë së Kosovës në veri.