E FUNDIT/ Albin Kurti gjen një marrëveshje sekrete të Hashim Thaçit, kërkon shkarkimin e menjëhershëm të tij

    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se kanë gjetur një marrëveshje tërësisht sekrete e nënshkruar në vitin 2013 mes ish-kryeministrit Hashim Thaçi dhe ish-sekretarit të Përgjithshëm, Anders Fogh Rasmussen, sipas së cilës kryeministri Thaçi në emër të Kosovës, barti te KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës, për një periudhë pa afat.

    Kryeministri Kurti ka cilësuar veprimin e Thaçit si shkelje të rëndë të Kushtetutës. Ai ka kërkuar shkarkimin e tij.

    “Duke marrë parasysh provat në dispozicion te Zyrës së Kryeministrit, si dhe dispozitat relevante të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ekzistojnë baza të mjaftueshme për të konstatuar primn Jncie se presidenti Thaçi, gjatë kohës kur ishte kryeministër, ka kryer shkelje te rënda te Kushtetutës dhe se kryerja e këtyre shkeljeve justifikon inicimin e procedurës kushtetuese për shkarkimin e tij nga pozita e presidentit të Republikës së Kosovës”, thuhet në përfundimin qendrimit të Kurtit.