Gazetari “lë nam”, hap filtrat e Facebook në transmetim live

Një ngjarje gazmore ka ndodhur në në Karolinën e Veriut, ku gazetari Xhastin Hinton po raportonte për borën e parë të këtij viti.. Ai mendonte se gjithçka po shkonte mirë, deri në momentin kur u afrua për të parë komentet e shikuesëve të tij.
Ndjekësit po qeshnin dhe po bënin shaka me fytyrën e tij. Situata gazmore u krijua sepse kishte aktivizuar padashur filtrat e Facebook.

Teksa ai këshillonte njerëzit të bënin kujdes nga moti, fytyra e tij merrte formën e një maceje, helmete, magjistari dhe një personi me elektrik dore poshtë nofullës.

Xhastin nga ana e tij e mori këtë situatë me të qeshur dhe iu përgjigj komentuesve me shaka.


 “Nëse nuk mundeni të qeshni me veten, ku qëndron kuptimi i shakave? Shpresoj të jeni kënaqur me borën e sotme dhe kujtohuni të qeshni!”, ka thënë ai.