Këngëtarja tregon hirtorinë e trishtë: Më mbajtën peng dhe më përdhunuan për ditë të tëra

    Mandatory Credit: Photo by Alex Macnaughton/Shutterstock (718229f) Duffy Welsh singer Duffy at BBC studios Maida Vale, London, Britain - 14 Nov 2007 Duffy before her Radio 2 music club gig at BBC studios Maida Vale.

    Këngëtraja e njohur britanike Duffy ka tronditur me deklaratën e saj. 35-vjeçarja ka thënë se ajo u mbajt peng dhe u drogua e përdhunua për ditë me radhë. Ajo nuk ka bërë më muzikë që kur publikoi albumin e saj të fundit në vitin 2010. Ndërkohë ajo ka disa këngë hite si: Mercy dhe Warick Avenue

    “Shumë prej jush kanë pyetur se çfarë më ka ndodhur, ku jam zhdukur dhe përse”.

    “E vërteta është- dhe ju lutem më besoni se tani jam mirë dhe e sigurt, se më kanë përdhunuar dhe droguar dhe më kanë mbajtur peng për disa ditë. Sigurisht kam mbijetuar. U desh ca kohë që ta merrja veten. Nuk është e lehtë ta thuash”.

    “Dua t’ju them se në dekadën e fundit, mijëra ditë jam angazhuar duke shpresuar se dielli do të shkëlqejë sërish në zemrën time, por ai nuk shkëlqente”.

    “Ju pyesni se përse nuk e ngrita zërin për të shprehur dhimbjen time? Nuk doja t’i tregoja botës dëshpërimin në sytë e mi. E pyesja veten si mund të këndoja nga zemra nëse është e thyer”.