Koronavirusi vjen në Greqi, konstatohet rasti i parë

    Ditën e sotme Greqia ka publikuar rastin e parë me koronavirus.  Ai është konstatuar në qytetin port të Selanikut. Pacientja është 38 vjeçe dhe kohët e fundit kishte qenë në veri të Italisë.

    Specialisti i sëmundjeve infektive, Sotiris Tsiodras, njoftoi se një grua 38-vjeçare vuante nga pneumonia virale. Ajo ishte kthyer nga një udhëtim në Italinë veriore, pacientja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka probleme të tjera shëndetësore.

    Dr. Tsiodoras theksoi se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të trajtuar çështjen.