Krimi makabër në Durrës/ Autori mbylli gjysmë qepenin e dyqanit dhe e goditi gruan me levë në kokë

    Detaje të reja janë mësuar nga krimi makabër në Durrës ku Ruzhdi Tosuni, 63 vjeç vrau gruan e tij, Hajdie Tosuni. Mësohet se pasi u fut në dyqanin meë metrazhe që e kishin në pronësi, ai e mbylli gjysmë qepenin e dyqanit dhe pas debateve goditi disa herë në kokë me një metër metalik (që maten copat) gruan e tij. Gjithashtu bëhet bëjnë me dije se çifti kishte konflikte të vazhdueshme dhe madje shpeshherë Ruzhdiu shprehej se do të vriste gruan e tij.

    Për shkak të grindjeve të vazhdueshme me gruan, ditët e fundit 63-vjeçari kishte shfaqur shenja depresioni.