Nga Marjana Koçeku: “Nëna, motra, vajza të dashtuna merreni jetën tuaj në dorë dhe mos lejoni askënd t’ju nëpërkëmbë!”

“Un po të isha djalë, do t’I tregoja botës mashkullore se dora që përkund djepin asht ajo që e rrotullon boshtin e fatit të njerëzisë, sepse ajo dhe vetëm ajo e drejton jetën kah horizontet e ndrituna ose të errëta”.

Natyra më ka krijuar femër dhe si e tillë më ka ngritur në piedestalin e shoqërisë. Të jesh femër është forcë mbi të gjitha, është dashuri, është hyjnore. Të jesh kanali nëpërmjet të cilit natyra fal jetën është gjëja më e cmuar në botë! Kur perëndia krijoi femrën nuk e krijoi  nga koka që të qëndronte mbi mashkullin dhe as nga këmbët që të ishte poshtë tij por e krijoi nga brinja që të ishte e barabartë me të. Feminicidi që po ndodh në Shqipëri dëshmon që shoqëria jonë nuk I ka kuptuar akoma disa rregulla të natyrës. Natyra e ka krijuar femrën të brishtë jo që të nënshtrohet por që të lartësohet. Natyra e projektoi burrin dhe gruan si një puzzle që plotësojnë njëri-tjetrin me të mira dhe të këqija pa superioritete ndaj njëri-tjetrit. Misioni I gruas në këtë botë është I njëjtë me atë të burrit: ta shijojë jetën dhe ta jetojë atë pa iu cënuar të drejtat dhe liritë e saj. Po këto gra që po vriten? Ç’faj kanë? A mos vallë I kanë lind zotit me zor? A nuk meriton cdo qënie ta jetojë  jetën e vet?! E drejta e jetës i sigurohet cdo individi me ligj dhe ktë e pasqyron dhe Neni 2 I Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe ky nen nuk duhet të shkelet nga mosarsyeja e askujt! Vrasjet ndaj femrave në Shqipëri po bëhen kronike dhe ky eshtë virusi më I madh që po na kërcënon si shoqëri dhe nëse ky virus nuk ndalohet atëherë plaga që do lërë do të jetë e pashërueshme! Këto fenomene rrezikojnë jashtmase familjen shqiptare duke quar në shkatërrimin dhe mosfunksionimin e saj. Themeli i shoqërisë është individi dhe familja dhe nëse ato kërcënohen atëherë shoqëria shkon drejt kolapsit. Një mënyrë për ta ndaluar këtë virus shkatërrues të marrë fuqi eshtë fuqizimi përmes edukimit dhe informacionit vecanërisht I grave dhe vajzave që nesër te mos jenë viktima e rradhës! Nënave të ardhshme tek të cilat varet shoqëria. Burrat nuk duhet të harrojnë se ajo që I solli në jetë eshte femër dhe nuk duhet ta harrojnë kurrë gjirin e shenjtë që I mbajti në jetë. Ja pse bota rrotullohet rreth femrës, sepse ajo kujdeset për botën. Kujdeset që ajo të ecë drejt e kur kjo nuk ndodh acarohet, por për të kërkuar më të mirën. Nuk është e lehtë të mbash botën mbi supe, por femra e bën duke sfiduar çdo fuqi tjetër. Kujdeset që ta bëjë botën një vend më të bukur, duke e nisur nga vetja. Më thoni dicka që mund t’ju magjepsë më shumë se një femër e bukur! Absolutisht asgjë. Kërkon të flasin për të, të flasin me të, sidomos kur bëhet nënë, sepse nëse do flisnin për dhimbjen e saj nuk do mundte askush ta kuptonte, aq më pak një mashkull! Edhe në kohën e kanunit të Lekë Dukagjinit ku shoqëria ishte shumë më e prapambetur femra respektohej duke iu lënë amanet burrit të kujdesej për të dhe madje ajo bëhej imunitet I tij duke e mbrojtur nga cdo vrasje e mundshme kur ajo ishte e pranishme.

Nëna, vajza, motra të dashtuna merrni në dorë jetën tuaj dhe mos u bëni placka të askujt por jetoni me nder dhe dinjitet dhe jepini drejtim jetës tuaj, mos u viktimizoni dhe mos lejoni  askënd të ju nëpërkëmbë! Jeni të shenjta, duajeni veten fort dhe mos lejoni askënd të ju përdorë! Një jetë keni dhe atë jetojeni me nder deri në fund! Bëhuni të zonjat e vetes, bëhuni politikane, inxhiniere, shkencëtare apo cfarë të doni ju, qojini ëndrrat tuaja deri në fund, mos u dorëzoni! Fuqizoni veten dhe në ktë mënyrë keni fuqizuar shoqërinë!

Lufta më e madhe nuk është kundër meshkujve, lufta më e madhe është kundër sistemit që e ka të rrënjosur patriarkalizmin dhe që prodhon shoqëri maskiliste. Ne mund ta ndryshojmë këtë realitet, bashkë, të forta dhe duke luftuar për meritokraci dhe të ardhmen që meritojmë! Duke I dhënë fort dorën njëra-tjetrës dhe duke rritur meshkujt që I duhen kësaj shoqërie! Nuk keni ardhur në këtë jetë vetëm për të bërë fëmijë dhe dita më e rëndësishme e jetës tuaj nuk është kur të shkoni në derë të huej ashtu sic ju kanë thënë! Ditën më të bukur e krijoni vetë dhe jetës tuaj jepini formën më të bukur ashtu sic e meritoni!