Një lajm i mirë nga Italia, gruaja me koronavirus lind fëmijën e shëndetshëm

    Një lajm i mirë vjen nga Italia, teksa bëhet me dije se një grua e infektuar me koronavirus, ka lindur një fëmijë të shëndetshëm

    Foshnja ka lindur në Piacenza Itali. Lajmi është bërë i ditur nga këshilltari rajonal për Shëndetin në rajonin e Emilia-Romagna, i cili ka thënë se foshnja e lindur nga një nënë e infektuar nga koronavirusi pas testit ka dalë negativ ndaj virusit të tmerrshëm. Ndërkohë gati 400 persona janë infektuar nga koronavirusi në Itali dhe 12 të tjerë kanë humbur jetën