Shqipëria e rrethuar nga koronavirusi, shtetet fqinje kanë konfirmuar rastet e para

    Shqipëria gjendet në një zonë të nxehtë mes koronavirusit.

    Përballë në Itali, janë mbi 300 të infekuar ndërsa të paktën 12 kanë humbur jetën.

    Ndërkohë, edhe në Greqi është konfirmuar rasti i parë. Me koronavirus është infektuar një grua 38-vjeçare e cila kishte qëndruar për vizitë në Itali.

    Edhe Kroacia e ka konfirmuar shfaqejn e koronavirusit në vend teksa është bërë e ditur se dy persona janë të infektuar, një nga këta një 26-vjeçar që kishte qëndruar disa ditë në Milano.

    Pak më parë edhe Maqedonia e Veriut konfirmoi rastin e parë. Një grua që kishte qenë për një muaj në itali, ishte prekur nga sëmundja vdekjeprurëse.

    Ende nuk janë konfirmuar raste me koronavirus në Shqipëri, teksa hyrjet në vend kanë qenë të shumta, sidomos të shqiptarëve që jetojnë në Itali.