Video/ Sëmuret keq kinezja në “Don Bosko”, e dërgojnë me urgjencë drejt spitalit

    Frika dhe paniku ka pushtuar rrugët e Shqipërisë teksa një video po qarkullon ku shihet një shtetase kineze që është ndjerë keq në rrugë dhe është transportuar për në spitalin  e sanatoriumit. JOQ ka publikuar një video ku shihet kinezja që hipën në ambulancë. Sipas denoncimit, kinezja është sëmurur dhe për këtë arsye është shoqëruar me ambulancë.

    Një kineze ishte shumë keq dhe e morën me ambulancë tani te Zogu i Zi. Me sa mësuam po e dërgonin në Snatorium,”– shkruhet në denoncim.

    Ndërkohë koronavirusi është shumë afër Shqipërisë teksa janë konfirmuar rastet e para në greqi dhe në maqedoninë e Veriut.

    Ndërsa në Itali janë gati 400 të infektuar dhe 12 persona kanë humbur jetën.

    https://joqalbania.com/artikull/696124.html