Alarm nga Italia, 14 të vdekur dhe mbi 500 të infektuar nga koronavirusi

    Në Itali ka shkuar në 14 numri i viktimave të prekura nga koronavirusi. Ndërkohë më shumë se 500 të tjerë janë të infektuar në 10 rajone.

    Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, dërguan një grup ekspertësh që përfunduan një inspektim dy ditor në Itali.

    Sipas autoriteteve italiane shumica e rasteve të konfirmuara në Itali, janë pacientë me simptoma të lehta dhe 50 për qind e tyre nuk kanë pasur nevojë të shtrohen në spital.