Detaje të reja nga vrasja në Durrës, burri kishte lidhje jashtëmartesore, i kishte blerë shtëpi dhe donte të shiste dyqanin për të larë borxhet

    Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja makabre në Durrës, ditën e djeshme. Balkan Web shkruan se burri 63-vjeçar Ruzhdi Tosuni, që vrau bashkëshorten e tij, kishte lidhje jashtëmartesore që vazhdonte prej kohësh.

    Ditën e djeshme 63-vjeçarri vrau bashkëshorten e tij 59-vjeçe, Hajdie Tosuni.

    Me sa duket ai kishte një lidhje jashtëmartesore me një grua tjetër, të cilës i kishte blerë dhe shtëpi. Për këtë arsye kishte marrë shumë borxhe dhe po përballej me probleme ekonomike. Si zgjidhje për të shlyer borxhet ai ka parë shitjen e dyqanit, por bashkëshortja e tij nuk ka pranuar.  Tasuni u arrestua pak minuta pas krimit dhe pranoi autorësinë.