E RËNDË/ Digjen dy banesa nga zjarri në Tropojë

    Mesnatën e sotme, janë djegur nga zjarri dy banesa në Tropojë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Cerrnicë rreth orës 00: 30. Mësohet se zjarri ka rënë në një nga pallatet e ish-fermës ku janë djegur dy apartamente në pronësi të shtetasve Dede dhe Gege Sokoli.

    Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar në njerëz. 

    Mendohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.