KORONAVIRUSI/ Kryeministri Rama live: Merrni Kur’anin dhe Biblën dhe lutuni!

    Ditën e sotme është mbledhur Komiteti Kombëtar i Sigurisë. Kryeministri Rama ka mbajtur fjalën hapëse, ku duke folur rreth Koronavirusit ka thënë se qytetarët nuk duhet të bien pre e keqinformimit, në media e portale dhe se 97% e të prekurve nga ky virus shpëtojnë. Ai bën të ditur se nuk ka ende një rast të prekur në Shqipëei, dhe se e nevojshme është të përballojmë psikologjikisht këtë situatë. Gjithashtu Kryeministri Rama ka bërë të ditur se karantina do të vendoset në Durrës, te Kavalishenca. Në përmbyllje të deklaratës së tij Rama ka thënë se qytetarët duhet të gjejnë qetësi dhe të mbrohen edhe me anë të besimeve dhe librave të shenjtë.