Koronavirusi prek futbollin në Itali/ Infektohet futbollisti 22-vjeçar, një tjetër shfaq simptoma të ngjashme

    Koronavirusi ka “mbërthyer Italinë, teksa si pasojë e epidemisë numërohen 14 viktima dhe mbi 500 të infektuar.

    Edhe futbolli nuk ësht kursyer nga sëmundja vdekjerurëse.Një lojtar i Pianeses, skuadër që militon në Serinë C në Itali, në provincën e Sienës, ka rezultuar pozitiv në testin e bërë të Koronavirusit.

    Identiteti I 22-vjeçarit nuk bëhet I ditur, por shenjat e para ai I shfaqi fundjavën e kaluar gjatë grumbullimit me ekipin e tij, në një hotel në Alesandria.

    Futbollisti është futur vullnetarisht në karantinë si pasojë e etheve dhe temperaturës së lartë.“Sport Mediaset”, raporton se ai ndodhet i shtruar dhe në izolim në spitalin e Sienës, në gjendje të mirë shëndetsore.

    Ndërkohë në klubin e Pianeses janë të shqetësuar, pasi një tjetër futbollist kishte shfaqur pak ditë më parë të njëjtat simptoma.