LAJME TË MIRA/ Franca gjen medikamentin që mposht Koronavirusin dhe ai kushton shumë lirë!

    Ditën e martë drejtori i Institutit Mesdhetar për Infeksionet në Marsejë, Didier Raoult, ka bërë një deklaratë, ku shprehet se mjekimi i përdorur prej shumë kohësh me klorokinë kundër malaries është efikas edhe për shërimin nga koronavirusi.

    “Ne dimë tashmë se klorokina ishte efikas in vitro kundër këtij koronavirusi të ri dhe vlerësimi klinik i bërë në Kinë e konfirmoi një gjë të tillë. Përfundimisht, ky infeksion është, ndoshta, më i thjeshtë dhe më pak i kushtueshëm për t’u mjekuar se të gjitha infeksionet virusale”, shpjegon profesor Raoult, specialist i njohur i sëmundjeve infektive.

    “Rezultatet e deritanishme të vëzhguara te mbi 100 pacientë kanë treguar se fosfati i klorokinës është më efikas se trajtimi i marrë nga një grup krahasues për të penguar avancimin e pneumonisë, për të përmirësuar gjendjen e mushkërive, në mënyrë që pacienti të rikthehet në negativ ndaj virusit, si dhe për të shkurtuar kohën e sëmundjes”, saktësojnë studiuesit kinezë.

    Sipas artikullit, klorokina është një medikament që kushton lirë dhe nuk ka efekte të dëmshme, si dhe është përdorur që prej 70 vjetëshSipas kërkuesve kinezë një mjekim me 500 mg klorokinë në ditë për dhjetë ditë rresht është i mjaftueshëm.

    Gjithashtu ministri francez i Shëndetit, Olivier Veran, ka konfirmuar nga ana e tij se kishte biseduar për këtë disa herë me Didier Raoult :

    “Ai më ka vënë në dijeni për vëzhgimet e tij dhe studimet ku bazohej. Unë ia kam transmetuar Drejtorisë së Përgjithshme të Shëndetit, e cila është duke bërë të gjitha analizat e domosdoshme”. “Dihet se ka disa studime interesante, në fakt, mbi një ndikim in vitro, por studimet mbi pacientin kanë nevojë akoma për t’u përcaktuar”.

    Artikulli i botuar online më 19 shkurt nxjerr rezultatet e një testi klinik të bërë në më shumë se dhjetë spitale kineze në Wuhan-epiqendra e epidemisë- Pekin e Shangai për të parë efikasitetin e klorokinës në trajtimin e pneumonive që shoqërojnë koronavirusin ose Covid-19.