Messi admirohet si perëndi: “Nëse futbolli do të ishte fe, Messi do të ishte Zoti”

Lionel Messi është një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit dhe shumë lojtarë të tjerë kanë shprehur admirimin ndaj tij.

Lojtari më i ri i Barcelonës, Martin Braithëaite, është i mahnitur nga idhujt e tij që në fillim të aventurës së tij tek ekipi i ri.

Futbollisti danez debutoi javën e kaluar me katalanasit në ndeshjen ndaj Eibar dhe pas takimit u shpreh se fanellën që mbante të veshur nuk do ta lante kurrë, pasi e kishte përqafuar Messi.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për klubin ai ka thënë: “Nëse futbolli do të ishte fe, Messi do të ishte Zoti!” Më shumë se kaq…