Mjeku bën gjestin e madh mes panikut të koronavirusit, heq maskën dhe i bën frymëmarrje artificiale të moshuarit

    Mjekët janë heronjtë e ditëve të fundit në Kinë, teksa po përballen në mënyrë dijnitoze me koronavirusin.

    Një mjek kinez shihet në një video duke realizuar frymëmarrjen artificiale, një të moshuari në një dyqan në mes të epidemisë së koronavirusit.

    Doktori në fjalë quhet  Luo Xianke,  dhe ai hoqi menjëherë maskën e fytyrës për të kryer procedurat pasi një një i moshuar rreth të 80-ave papritmas pati një sulm në zemër në Zhengzhou,  në Provincën Henan e Kinës qendrore. Luo u tha mediave vendase se ai nuk mendonte për rrezikun e mundshëm nga koronavirusi.

    “Ishte tepër urgjente. E vetmja gjë që po mendoja ishte të veproja sa më shpejt”, ka thënë mjeku i cili ishte jashtë detyrës.

    Në momentin që Dr. Luo po vraponte pranë supermarketitr dëgjoi dikë duke bërtitur: ‘Një burrë sapo u rrëzua në dyqan!’ Menjëherë mjeku hoqi maskën e fytyrës për t’i dhënë trajtimin urgjent pa hezitim kur vuri re që burri po humbiste shenjat e jetës. Shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje menjëherë pasi ai kreu procedurat e ndihmës së parë.

    Edhe pse u dërgua në spital, burri i moshuar  fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte.

    Gjithsesi Luo është konsideruar si hero, pas publikimit të pamjeve nga një blerës aty, i cili i shpërndau në rrjetet sociale. Ky është një gjest shumë human në këtë kohë të vështirë epidemie.