Punëtorët e nënstacionit të Poçemit përshkallëzojnë protestën, 14 fshatra mbeten pa energji elektrike

    Punëtorët nënstacionit të Poçemit në Ballsh, janë futur prej ditësh në grevë urie. Së fundmi ata kanë deklaruar se do të përshkallëzojnë protestën e tyre.

    Asnjë pagë nuk i ka kaluar atyre, sikundër ka ndodhur me punëtorët e Uzinës së Ballshit. Grevistët kanë penguar punonjësit e OSHEE-së duke ndërhyrë dhe duke u mbyllur derën që të mos futet njeri.Është stakuar fideri i energjisë dhe 14 fshtarta kanë mbetur pa energji elektrike.

    Ata shprehen se do të sakrifikohen në vendin e punës.Ata kanë kërcënuar se do të hipin në kullën e ndriçimit dhe do të hidhen që andej.

     Punëtorët ende presin zgjidhje për kalimin e 7 pagave të plotë dhe 27 të tjerave të prapambetura, gjithashtu duan nënshkrimin e kontratës nga 1 marsi.  

    Por një defekt ka ndodhur gjatë kohës që po zhvillohej intervista. U stakua i gjithë nënatacioni duke lënë pa energji një pjesë të mirë të gjithë Mallakastrës dhe pa ujë të gjithë qytetin dhe njesitë administrative.