Derbi i çmendur/ Tirana përmbys Partizanin me dy penallti, të kuqtë me 10 lojtarë

Derbi i sotëm ne “ Air Albania Stadium” po dhuron mjaft emocione teksa deri tani janë shënuar tre gola.

Tirana përmbysi rezultatin ndaj Partizanit teksa te të kuptë mbrojtësi Eneo Bitri u ndëshkua me karton të kuq.

Që në minutën e 2-të braziliani i Partizanit, Ëilliam Cordeiro shënoi një gol fluturimthi duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar Ilion Lika. Por avantazhi zgjati vetëm 14 minuta. Në të 16-tën Tirana fiton një penallti me Torassan. Pasi arbitri sinjalizoi penalltinë i dha të kuq edhe mbrojtësit të Partizanit Eneo Bitri. Nga pika e bardhë e penalltisë Batha u tregua i saktë. Vetëm tre minuta më vonë sërish  penallti për Tiranën dhe Batha kësaj radhe e çon në trekëndësh për të ndëshkuar për herë të dytë radhazi ish- skuadrën e tij Partizanin.