Koronavirusi prek futbollin/ Shtyhet derbi Juventus-Inter

Koronavirusi ka ndikuar edhe në futboll. Ashtu siç pritej, qeveria italiane ka nxjerrë një dekret për spostimin  e të pesta ndeshjeve të Serie A, që do të luheshin në Veri të vendit. Kryendeshja e kësaj jave ishte Juventus-Inter, që fillimisht u përfol se do të zhvillohej pa tifozë.

Liga Kombëtare Profesioniste e Serisë A, pasi është njohur me dekretin qeveritar lidhur me shtimin e situatës së emergjencave në veri të Italisë, ka vendosur që pesë nga ndeshjet e kësaj jave të vlefshme për Serinë A, që fillimisht do të luheshin me dyer të mbyllura, janë shtyrë për më 13 maj, ndërsa finalja e Kupës së Italisë më 20 maj. Ndeshjet e shtyra janë: Juventus – Inter, Milan – Xhenoa, Parma – Spal, Sasuolo – Breshia, Udineze – Fiorentina.