Citroen prodhon makinën sa një lavatriçe, mund të drejtohet edhe nga fëmijë

Citroen ka prezantuar së fundmi modelin “Ami” një makinë e vogël elektrike sa një lavatrice, e dizenjuar të kushtojë lirë, vetëm 6 mijë euro. Ami ka dy ulëse, dhe shpejtësia e saj maksimale është 45 km në orë. 

“Ami” është një risi, pasi ajo mund të drejtohet në Francë dhe në shumë vende të tjera evropiane nga fëmijë të moshës 14 ose 16-vjeç, pa patentë. 

“Ami” do të bëjë pjesë në kategorinë e “automjeteve pa patentë”, që është një kategori automjetesh të vogla dhe të ngadalta që trajtohen si një “skuter me katër rrota” me rregullore.

Duke marrë parasysh se bëhet fjalë për një makinë të lehtë, me bateri të ulët të projektuar kryesisht për përdorim urban, ‘Ami’ ka një gamë prej vetëm rreth 70 kilometra me një bateri të plotë. Bateria mund të ngarkohet plotësisht për tri orë me një prizë elektrike të rregullt në shtëpi.

Citroen do të fillojë shitjen e modelit të tij më të ri ‘Ami” më 30 mars në Francë, dhe disa muaj më vonë në Spanjë, Itali, Portugali, Belgjikë dhe Gjermani.