Ju vjen gjumi në punë?! Mos pini shumë kafe, trupi ka disa sekrete të tjera…

Shpesh duke punuar njerëzit përjetojnë gjumë dhe lodhje. Ka disa vende në botë, ku midis orarit të punës, vendoset dhe nje fragment pushimi, me qëllim qetësimin dhe shplodhjen. Nëse puna juaj nuk jua ofron këtë mundësi, atëherë sigurohuni të keni një filxhan të madh me kafe përpara… E megjithatë ekspertët ofrojnë disa këshilla që mund tju ndihmojnë gjatë procesit tuaj të punës.

Gjumë i duhur

Është e nevojshme të rregulloni gjumin në mënyrë që të flini të paktën shtatë orë. Kështu ka më pak mundësi tju zerë gjumi në mëngjes, e aq më tepër në orarin e punës. 

Ecja

Mundohuni gjithashtu të bëni disa minuta ecje gjatë orarit të punës. Pavarësisht nëse shkoni në tualet apo te fotokopja, gjëja më e rëndësishme është të ecni pak çdo gjysmë ore në punë.

Asgjë nuk do të ndihmojë qarkullimin e gjakut si ushtrimi kardio. Nëse e kaloni pjesën më të madhe të qëndrimit tuaj në punë ulur, do të ketë një efekt shumë të keq në trupin tuaj.

Ushqimi i duhur

Pas një vakti, sheqeri në gjak është ulur, duke bërë që të ndjeheni të lodhur, të dobët dhe madje edhe të keni marramendje. Për të shmangur këtë, konsumoni një drekë me ushqime të ekuilibruar dhe ushqime të larta proteinike. Merrni lajthi, arra ose përfshini vezë të ziera në drekën tuaj.

Konsumoni ujë

Uji duhet të pihet gjatë gjithë ditës, edhe kur nuk ndiheni të etur. Në vend që të pini kafenë e dytë ose të tretë të ditës, pini një gotë ujë. Hulumtimet tregojnë se edhe një sasi e vogël e dehidrimit zvogëlon aftësinà « personale dhe produktivitetin.