Mëngjese të përbashkëta?! Këto gjëra nuk duhet t’i ndani në asnjë mënyrë me partnerin…

Edhe pse shpesh jeta e përbashkët, në një banesë bëhet komplekse dhe e ngatërrueshme, ka disa gjëra tejet private, të cilat ju nuk duhet t’i ndani kurrsesi me partnerin. Nuk ka të bëjë me intensitetin e dashurisë, secili prej jush duhet të respektojë padyshim privatësinë e tjetrit. 

1.Hapësirën dhe zakonet e tualetit

Shpesh ciftet ndihen mirë kur zgjedhin të lajnë dhëmbët në të njëjtën kohë, kur bëjnë biseda ndërkohë që njëri po lahet dhe tjetri qëndron ulur, sikurse ka edhe cifte që zgjedhin privatësinë absolute kur janë në tualet. E rëndësishme është që lidhur me këto tema të diskutoni me partnerin dhe nëse për ju ose për të është shqetësuese, mos e ndani kurrsesi një moment të tillë. Gjithsesi, sipas këshillave të ekspertëve të marrëdhnëieve në cift, kjo hapësirë i përket individit është mirë të mos përfshihet në marrëdhënie. 

2. Prehëset e thonjve

Infeksionet bakteriale janë ndër më të rëndat, dhe shpesh mjekët pronocnohen lidhur me procesin e prerjes së thonjëve. Prehëset e thonjëve duhet të jenë produkte intime dhe personale, dhe është mirë të mos i ndani ato me partnerin.

3. Miqtë dhe jetën sociale

Shpesh ciftet kur lidhen krijojnë miqësi të përbashkët, dhe kohën e tyre të lirë e kalojnë përsëri me njëri tjetrin, në shoqërinë e të njëjtëve persona. Por kjo nuk është shumë e shënedtshme për marrëdhënien tuaj, sepse secili prej jush ka nevojë për hapësirën e tij për të marrë “frymë”. 

4.Antidjersa

Në asnjë rast të vetëm antidjersa nuk duhet të jetë e përbashkët. Sikurse nga ana biologjike, edhe shëndetësore por edhe në konceptin e krijimit të saj ky produkt është tërësisht intim. 

5. Furçat e dhëmbëve

Puthjet dhe përqafimet na bëjnë të përfshihemi shpesh në gojën e partnerit tonë, por kurrsesi kjo nuk do të thotë se duhet të përdorni furcën e tij/saj. Sado shumë ta doni partnerin tuaj, kursejini vetes ca mikrobe.