Befason Kukësi, zgjedh trajner një ish-rival

Orges Shehi është trajneri i ri i Kukësit. Ish-futbollisti dhe trajneri I Skënderbeut është konirfmuar në detyrë pas shkarkimit të Shpëtim Duros. Shehi ka firmosur një kontratë deri në vitin 2021. Ditën e sotme është bërë edhe prezantimi I tij, ku kanë qenë të pranishëm Sportiv i klubit Nderim Nexhipi dhe administratori Lavdrim Gjici.

Njoftimi i klubit të Kukësit: Klubi i Kukësit njofton se ka arritur marrëveshjen me trajnerin Orges Shehi, për të marrë drejtimin e skuadrës. Pas bisedimeve që klubi ka pasur me teknikun, është gjetur gjuha e përbashkët dhe Shehi ka firmosur me Kukësin deri në verën e vitit 2021! 

Në ambientet e “Air Albania”, Shehi është prezanyuar nga administratori Lavdrim Gjici dhe drejtori Sportiv, Nderim Nexhipi. Shehi në karrierën e tij futbollistike ka arritur të fitojë trofe të shumtë me Skënderbeun si edhe numëron paraqitje në grupet e Ligës së Europës. Aventura si trajner nisi një vit më parë, kur për një sezon drejtoi skuadrën e Skënderbeut. Klubi i uron Shehit mirëseardhje dhe suksese në krye të stolit të Kukësit.