Duart tuaja qëndrojnë të ftohta gjatë gjithë kohës? Nuk është aspak normale! Mund të vuani nga kjo sëmundje

Shpesh ka njerëz duart e të cilëve qëndrojnë të ftohta gjithmonë, madje edhe në mjedise të ftohta. Kjo është shumë normale. Shpesh, duart e ftohta janë një pjesë e përgjigjes natyrale të trupit për të rregulluar temperaturën e trupit dhe nuk duhet të jenë diçka për t’u shqetësuar.

Por, nëse kjo situatë zhvillohet në mënyrë të vazhdueshme, veçanërisht nëse shoqërohet me ndryshime të ngjyrës së tyre, kjo mund të jetë një shenjë paralajmëruese. Për shembull, duart e fohta mund të jenë një shenjë e një problemi me nervat apo qarkullimin e gjakut, ose një problem me dëmtimin e indeve në duar dhe gishta. Nëse jeni në një ambjent të jashtëm, në një mot me të ftohtë ekstrem dhe keni duar te ftohta, duhet të tregoni kujdes për shenja të tjera paralajmëruese të morthit.

Shkaqe të duarve të ftohta mund të përfshijnë:

Aneminë

Sëmundjen e Buergerit

Diabetin

Morthin

Lupusin

Sëmundjen e Raynaudit

Sklerodermën

Shenja dhe simptoma të tjera, të cilat duhet t’i keni kujdes, kur keni dhe duar të ftohta janë:

Këmbë dhe gishta të këmbëve të ftohta

Ndryshime në ngjyrën e lëkurës së duarve, siç mund të jetë ngjyra e bardhë apo blu e lëkurës

Mpirje apo therje

Plagë të hapura

Lëkurë të shtrënguar apo të forcuar