Reçel për mëngjes? Po bëni një gabim të madh me trupin tuaj, ja kush është vakti ideal

Mëngjesi është një nga vaktet më të rëndësishme të ditës. Konsumimi i një mëngjesi të shëndetshëm, rrit produktivitetin në punë, por edhe motivimin. Dr. William Cole është shprehur lidhur këtij vakti të rëndësishëm. 

“Fokusimi tek ushqimi me yndyrna të shëndetshme në mëngjes të jep mundësinë të kesh energji për gjatë ditës”, thotë Cole.

Që të përfitoni më shumë nga orët tuaja të zgjimit ai thotë se duhet të nisni ditën me avokado, salmon, patate të ëmbël dhe vezë të zjerë. Salmoni, vezët dhe avokado janë të pasura me yndyrna të shëndetshme të rëndësishme për të cilat ka nevojë trupi të punojë me kapacitet të plotë.

Një fetë bukë me reçel, apo cokollatë dhe cokokrem, mund të shkaktojë rënien e nivelit të energjisë, ndaj mirë është që këtë rutinë ta zëvendësoni me konsumimin e një patateje të ëmbël të thekur.