Kylie Jenner i vendos emra gishtave të këmbëve pasi u bënë shumë “të famshëm”

Kylie Jenner ka vendosur që t’i emërtojë gishtat e saj të këmbëve. Kjo pas fotove ku ajo u komentua së shumti, pasi te gishtat e këmbës së djathtë, gishti i mesit ishte më i shkurtër se të tjerët.

Kylie tregoi se në gjimnaz kishte pësuar një incident dhe gishti i saj ishte thyer. Meqë nuk kishte çfarë t’i bënte, ajo e kishte lënë të shërohej vetë dhe këto ishin pasojat.

Pasi u bënë shumë të famshëm, Kylie vendosi që mos t’i lërë pa emër gishtat e saj.

 “Gishtat e mi të këmbëve janë kaq të famshëm. Meqë jemi në këtë pikë, duhet t’i vendosim nga një emër”- shkruan Kylie.

https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2020/03/640x360_MP4_3890193209987321010.mp4?_=1