Luana bëhet brune dhe duket një yll i vërtetë

Luana Vjollca me sa duket ka vendosur të ndryshojë look. Nuk e dimë ende çfarë ka ndodhur, por në foton e publikuar së fundmi në instagram, moderatorja thuajse nuk njihet.

Ky look mund të jetë pjesë e ndonjë klipi të ri me të cilin ajo po punon, ose e ndonjë promoje të re për emisionin që Luana Vjollca do të sjellë në ekranin e “Top Channel” dedikuar çifteve, “Take me out Albania”.

Ky format do t’u mundësojë të rinjve të gjejnë dashurinë e jetës.

Dy ditë më parë moderatorja ka treguar se dita e nisjes së transmetimit të “Take me out Albania” është shumë e afërt dhe i ka ftuar të gjithë të marrin pjesë në audicione.

Jo vetëm kaq, ajo ka ndarë në Instastory-n e saj edhe pamje të skenës gjigante të emisionit të ri, e cila është ende në përgatitje e sipër.